Hyseni i VV-së bën thirrje: Të dielën dilni në zgjedhje, votoni për ndryshimin

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, në përmbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të dielën në zgjedhje, duke shfrytëzuar kështu të drejtën e tyre.
“Pas një fushate të ngjeshur 10 ditore, po e përmbyllim këtë proces me një foto me Saranden, simbolin e qëndresës së Podujevës. Të dielen të dalim masovikisht, për ndryshime, për të ardhmen, për Kosovën tonë të dashur. #SarandaBogujevci23 #DritonHyseni106”, ka shkruar Hyseni.
