75 Mall Live Search
21:37 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Hyseni i VV-së: UÇK ishte mbarë populli shqiptar, kudo në trojet tona kombëtare!

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është distancuar nga deklarata e Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Gashi në një intervistë në T7 kishte akuzuar UÇK-në ku tha se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime ndaj 1000 civilëve serbë.

Ndërsa Hyseni shkruan:

Disa gjëra duhen përsëritur, pa e shfajësuar askënd për gabimet.
UÇK ishte mbarë populli shqiptar, kudo në trojet tona kombëtare. Lufta jonë për të shenjtën Kosovë ishte detyrë, ajo ndodhi në tokën tonë, ishte luftë çlirimtare, e drejtë dhe u përkrah nga mbarë populli shqiptar pa dallim.

Një vlerë të tillë me shumë heronjë nuk mund të cenoj askush. Gabimet e individëve që vlerën e UÇK-së nuk e ruajtën, më saktë e nëpërkëmbën atë ëmblemë lirie në forma të ndryshme në fakt kanë treguar se ata nuk ishim me zemër në UÇK.

Kurrën e kurrës, askush, në asnjë rrethanë nuk besoj se mund të vë etiketë kriminale një organizimi mbarëpopullor për çlirim e sidomos kur e dimë potencialin që Serbia okupatore kishte dhe të bëmat e saj që e alarmuan mbarë njerzimin deri në përballje ushtarake e gjunjëzim të Serbisë.