75 Mall Live Search
14:50 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hyseni kafe me Limajn, e njofton për rrjedhën e takimeve në Bruksel

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë- Serbi, Skënder Hyseni, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim përmbajtësor me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në këtë postim Hyseni thotë se ka njoftuar Limajn për vizitën zyrtare që pati në Bruksel, e që dialogu me Serbinë ishte në fokus.

Më tej ai shton se vlerëson përkushtimin dhe angazhimin e Limajt për një unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Hysenit:

Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës.

Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë!