11:17 / E Hënë, 27 Maj 2024 / k.v

Hyseni: Kosova tani ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga sot, 27 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Avancimi i statusit vjen pas disa vjetësh të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka thënë se nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues.

“Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të aktorëve të tjerë politikë në Beograd nuk ja dolën të ndalnin Kosovën drejt avancimit të statusit”, ka thënë Hyseni./IndeksOnline/