Hyseni mikpritet në familjen llapjane: Ringritja jonë tashmë është e pandalshne!

Llapi mirëpriti sot djalin e tyre, Ekrem Hysenin.
Hyseni qëndroi në gjirin e familjes Babatinca, me të cilët diskutoi rreth programit qeverisës të LDK-së.
“Edhe familja Babatinca, sikur shumë familje të tjera, të panumërta kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke na mirëpritur e duke na mbështetur hapur e me plot zemër.
Falë një mbështetjeje të tillë po bashkohemi çdo ditë e më shumë e po fuqizohemi gjithnjë e më tepër”, u shpreh ai.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hyseni bartë numrin 16 në listën e LDK-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në një atmosferë të ngrohtë sonte u pritëm në familjen Babatinca.
Edhe familja Babatinca, sikur shumë familje të tjera, të panumërta kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke na mirëpritur e duke na mbështetur hapur e me plot zemër.
Falë një mbështetjeje të tillë po bashkohemi çdo ditë e më shumë e po fuqizohemi gjithnjë e më tepër.
Ringritja jonë tashmë është e pandalshne, sepse vullneti i qytetarëve llapjan është i pathyeshëm!