Hyseni: Në komunikim me bizneset llapjane, po e përcjellim zotimin tonë se Komuna do të jetë në shërbimin e tyre

Dr. Ekrem Hyseni, kandiadat për të parin e Podujevës nga radhët e LDK-së, ka vizituar sot Fabrikën e prodhimit të këpucave “Alko shpk” në Podujevë të cilën e përgëzoi për punën dhe organizimin.
“Në secilin komunikim me bizneset llapjane, po e përcjellim qartë, e fuqishëm zotimin tonë se Komuna do të jetë në shërbimin e tyre për të krijuar kushte sa më të favorshme për ta”, ka thënë Hyseni.
Ai më tej ka prezantuar planin konkret të angazhimit për plasimin e produkteve vendore edhe në tregun ndërkombëtar.



