Hyseni nuk e fton Veliun, por rizgjedh besnikët e tij

Në mbledhjen e paralajmëruar vetëm një ditë para mbajtjes së saj, ku u zgjodh kryesia e LDK-së në Podujevë, morën bekimin e rizgjedhjes njerëzit besnik të Agim Veliut, nga pasuesi i tij Ekrem Hyseni.

Por, siç mëson “Indeksonline”, nga burimet anonime, Hyseni nuk kishte ftuar Veliun të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Derisa ka zëra që pohojnë se ka pakënaqësi të mëdha brenda LDK-së në Podujevë, por të pakonfirmuar deri më tani, përveç pakënaqësive publike të shprehura nga Agim Veliu, nuk dihet nëse Ekrem Hyseni i ka rizgjedhur njerëzit e Veliut me ndonjë kompromis apo si blerje e heshtjes së brendshme.
