Hyseni: Përmbyllëm një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor, nuk pati asnjë ankesë të vetme

Me 90 vota pro, delegatet e kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Podujevë, kanë zgjedhur sot pasdite Ekrem Hysenin kryetar të kësaj dege.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit për besimin e dhënë.
Postimi i plotë i Hysenit:
Pas një procesi të rregullt, demokratik, e me pjesëmarrje masive, sot me një kuvend madhështor, përmbyllëm një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor ku morën pjesë mbi 1400 anëtarë të shtëpisë tonë politike LDK.
I gjithë procesi u zhvillua konform rregullave të miratuara nga organet e partisë dhe për rrjedhojë në degë nuk kishte asnjë ankesë të vetme.
Falënderoj strukturat tona për një punë të madhe. Uroj të gjitha strukturat e zgjedhura dhe falënderoj ato që me sukses përfunduan mandatet e tyre.
Falënderoj në mënyrë të veçantë delegatët e degës që me bindje të lirë e sovrane me dhanë besimin për ta udhëhequr LDK-në e Llapit drejt fitoreve.
Na priftë e mbara!
I juaji, Ekrem Hyseni