Hyseni përshëndetet me Llapin, nesër do të udhëtojë për në Danimarkë

Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar se sot ishte dita e sulmuesit të tyre, Muhamet Hyseni, në “Zahir Pajaziti”, pasi nesër ai do të udhëtojë për në Danimarkë, ku do të bashkohet me skuadrën e tij të re, AC Horsens.
Në njoftimin e Llapit bëhet e ditur se Hyseni sot u përshëndet me të gjithë ekipin, trajnerët dhe stafin, për të cilët tha se Hyseni i falënderoi për kohën e kaluar në klub gjatë këtij viti.
“Kryetrajneri Tahir Batatina, ndonëse shumë i emocionuar që Hyseni nuk do jetë më pjesë e klubit, falënderoj atë për kontributin dhe ndihmesën e tij në arritjen e objektivave, teksa i dëshiroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e ndritur që e pret në vazhdim”.
“Klubi ynë falënderon përzemërsisht Muhamet Hysenin për kontributin e madh të dhënë për ngjyrat bardhekaltër dhe i uron sukseset më të mëdha në vazhdim të karrierës”, thuhet në reagimin e Llapit.
Hyseni është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Superligës, pasi Llapi e shiti atë te skuadra daneze AC Horsens për afro 700 mijë euro.