75 Mall Live Search
16:53 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Hyseni prezanton projektin “Ngrohtorja e Qytetit”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, sot ka prezantuar proejktin “Ngrohtorja e Qytetit”.

Hyseni me këtë rast tha se ky është projekti më i madh kapital që është realizuar, ndonjëherë në komunën tonë.

Po ashtu, ai tha se ky projekt ka dalë nga kërkesat e qytetarëve llapjanë, andaj, qysh në mandatin e parë do ta jetësojmë.

Sipas Hysenit, përmes tij do të përfitojnë rreth 25 mijë banorë të Podujevës.

Operimi i ngrohjes do të bëhet, përmes kogjenerimit ose me biomasë. Ndërsa, financimi do të bëhet, përmes donatorëve, ose nga buxheti i komunës.