Hyseni: Programi ynë ka në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton

Dr. Ekrem Hyseni, kandiadat për të parin e Podujevës nga radhët e LDK-së, në një takim që ka mbajtur sot me gra, ku i ka prezantuar kandidatet për asamble komunale, ka thënë se Podujeva Për Të Gjithë ka në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton.
“Do të fillojmë me ekzekutivin, i cili në përbërje do t’i ketë 50% gra, për të vazhduar me përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe mbështetjen e bizneseve që udhëhiqen nga gratë”, ka thënë Hyseni.

