75 Mall Live Search
22:32 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / MSH

Hyseni: Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherit kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, me numër 16, ka mbajtur tubim sonte me të rinjët e kësaj komune.

Postimi i plotë i Hysenit:

Rinia llapjane i dha vulën e fitores Lidhjes Demokratike të Kosovës

Atmosferë e zjarrtë e mbështetje e fuqishme!

Në mesin e takimeve të shumta e të mbështetjes së madhe gjithandej Llapit e Gollakut, sonte u takuam me të rinj e të reja të komunës sonë.

Plot shpresë e energji,  gatishmëri e mobilizim i çdonjërit prej tyre për fitoren tonë të përbashkët më 9 shkurt.

Ringritja e tyre për ringritjen e Lidhjes sonë është një dhe e përbashkët.

Është ringritje për të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Secili nga ta meritojnë më shumë, meritojnë të jetojnë dhe ta ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen në Republikën e tyre, e jo të detyrohen të marrin rrugët e ikjes.

Prandaj, ndryshimi është domosdoshmëri e pashmangshmëri.

Për ta dhe për perspektivën e tyre, sikur edhe për gjeneratat që do vijnë, të ringritemi si një, më 9 shkurt, dhe t’i japim vendit qeverinë që e meriton, me kryeministër Dr. Lumir Abdixhiku.

Sonte, ju i dhatë energji të re mobilizimit tonë, i dhatë energji të re fitores së 9 shkurtit!