Hyseni shkon në shkollën ku e kreu arsimin fillor, ka një mesazh nga atje

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka shkuar në shkollën ku i kaloi 9-të vitet e para të arsimimit.
Me këtë rast ai uroi nxënësit dhe mësuesit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës, edukator e mësues!
Të gjithë ne dëshirojmë të ardhme më të mirë! Ne jemi të vetëdijshëm që një e nesërme më e mirë vjen nga fëmijët e sotëm. Prandaj është e domosdoshme për ne që të përkujdesemi për arsimin sot, që të zhvillohet vendi nesër. Kjo nuk është e mundur nëse nuk e fillojmë nga niveli parashkollor, për të vazhduar në nivelet klasore. Ne interesohemi për ju! Ju jeni pjesa më e rëndësishme këtu, tani, në shoqëri.
Nga shkolla e cila unë kalova 9-të vitet e para të arsimimit, dua të ju uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. Unë besoj se ju mund të bëni gjëra të mëdha, prandaj unë zotohem që si komunë do të iu ofrojmë kushte më të mira. Ju jeni në udhëtimin tuaj të dijës! Vendi ynë, qyteti e republika do të jenë në duart e juaja. Ju mund të bëni gjithçka, prandaj sot, le të fillojmë mbarë.