75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / AR

Hyseni shkon te një familje strehuese, u premton mbështetje edhe nga niveli lokal

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ishte në vizitë te familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan.

“Ishim në vizitë tek familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan. Këto familje ofrojnë mbështetje e dashuri për shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore, mirëpo komuna e Gjilanit nuk ka arritur të ofrojë mjaftueshëm mbështetje për ta përtej asaj që e kanë marrë nga institucionet qendrore.

Asnjë mbështetje financiare nuk mund të shpaguajë fisnikërinë e këtyre familjeve, por prapëseprapë do të mundohemi që gjatë qeverisjes sonë komunale të ofrojmë mbështetje edhe nga niveli lokal; sepse Lëvizja është për të gjitha shtresat”, tha ai.