13:46 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Hyseni shpalos programin për shëndetësi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ekrem Hyseni ka shpalosur pjesë nga programi i tij për shëndetësinë gjatë një takimi që pati me punëtorë shëndetësorë llapjanë.

Hyseni ka falënderuar punëtorët shëndetësorë llapjanë për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, e sidomos në vitet e fundit në përballjen me pandeminë Covid-19.

“Kjo pandemi vendosi në vëmendjen e secilit prej nesh vlerat dhe rëndësinë e punonjësve shëndetsorë” tha Hyseni

Gjatë bashkëbisedimit ai ka shpalosur pjesë nga programi i tij për shëndetësinë, i cili parasheh përmirësim të konsiderueshëm të kushteve të punës dhe mbi të gjitha të kujdesit ndaj qytetarëve llapjanë.