17:11 / E Premte, 08 Tetor 2021 / OSH

Hyseni: Synimi im është 50% e ekzekutivit gra

Programi Podujeva Për Të Gjithë e ka në fokus gruan me qëllim të fuqizimit të rolit të saj në shoqëri tha Hyseni.

Ai ka prezantuar pjesët e programit që ndërlidhen me gruan dhe mbështetjen për të.

“Ky program ofron mbështetje në përgatitjen e grave për tregun e punës, subvencionimin e bizneseve ekzistuese që udhëhiqen nga gratë dhe parasheh grante për bizneset e reja” tha Hyseni.

Ai është zotuar se në qeverisjen e tij do të angazhohet për përfshirjen e sa më shumë grave në pozitat udhëheqëse, ndërsa synim është 50% e ekzekutivit të jenë gra.