Hyseni thërret seancë të jashtëzakonshme për Kuvendin e Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, njoftoi se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të miratuar buxhetin e vitit 2026.
Hyseni tha se propozimi i buxhetit është dorëzuar te të gjitha subjektet politike, teksa seanca është njoftuar të mbahet të premten, shkruan IndeksOnline.
“Megjithëse ekzistojnë votat për ta kaluar buxhetin, shprehim gatishmëri për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike që ta votojnë buxhetin e Komunës së Gjilanit.
Buxheti është jetik për qytetin tonë. Nuk duhet të mbetet më pengesë, por zgjidhje për zhvillim dhe mirëqenie”, shkroi Hyseni.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot kam thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Gjilanit, e cila do të mbahet të premten, për miratimin e buxhetit të vitit 2026.
Propozimi i buxhetit u është dorëzuar sot të gjitha subjekteve politike dhe është i njëjtë me atë të fundvitit të kaluar, që fatkeqësisht nuk u miratua atëherë.
Megjithëse ekzistojnë votat për ta kaluar buxhetin, shprehim gatishmëri për bashkëpunim dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike që ta votojnë buxhetin e Komunës së Gjilanit.
Buxheti është jetik për qytetin tonë. Nuk duhet të mbetet më pengesë, por zgjidhje për zhvillim dhe mirëqenie.

