75 Mall Live Search
23:34 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / AR

Hyseni thotë se mbështetja e grave ka qenë forca më e madhe e punës së tij

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me gratë dhe zonjat e qytetit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në këtë takim, Hyseni vlerësoi lart rolin e grave në shoqëri dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e komunitetit.

“Gjatë këtyre katër viteve të bashkëqeverisjes, kam pasur nderin të bashkëpunoj ngushtë me shumë gra të forta, të përkushtuara dhe vizionare, të cilat kanë dhënë shumë për komunitetim tonë. Mbështetja e tyre ka qenë dhe mbetet forca më e madhe e punës sime,” tha Hyseni.

Ai theksoi se përfshirja e grave në jetën publike dhe vendimmarrje është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit, duke shtuar se puna e përbashkët do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

Takimi u mbyll me mesazhin për unitet dhe fitore në zgjedhjet e 12 tetorit, nën moton “Bashkë për Gjilanin”./Indeksonline/