Hyseni viziton kompaninë që menaxhon me mbeturinat, premton kushte më të mira të punës

Sot kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni vizitoi kompaninë që menaxhon me mbeturinat “Eco Higjiena”.
Ai tha se kompanive të tilla duhet krijuar kushte më të mira të punës.
Njoftimi i plotë:
Sot vizituam kompaninë që menaxhon me mbeturinat “Eco Higjiena”.
Nga afër u njoftuam me punën e tyre, me vështirësitë në kryerjen e veprimtarisë dhe me problemet e tjera të cilat ata i kanë.
Kompanive të tilla duhet krijuar kushte më të mira të punës, si dhe duhet qëndruar pranë tyre për t’i ndihmuar në aspekte të ndryshme. Sepse vetëm me bashkëpunim ecim përpara.