Hyseni viziton Stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni ka vizituar sot Stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”.
Me këtë rast Hyseni është njoftuar nga kryetrajneri Tahir Batatina, për mbarëvajtjen e punimeve në stadium dhe angazhimet e skuadrës në ligë.
Hyseni tha se Llapi i legjendës Fadil Vokrri, përherë do ta ketë mbështetjen e Komunës, për ta vazhduar rrugën e sukseseve.
Ndërsa, trajnerin Batatina dhe stafin e tij e ka uruar për sukseset e arritura këtë vit, duke i dëshiruar rezultate pozitive edhe për sezonin e ri.



