75 Mall Live Search
12:25 / E Diele, 17 Tetor 2021 / OSH

Hyseni: Votuan fëmijët tanë për ne, dhe ne do të punojmë për ta

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Dr. Ekrem Hyseni ka votuar në qendrën e votimit në Batllavë.

Ai ka thënë se “Votuan fëmijët tanë për ne, dhe ne do të punojmë për ta. Ne presim një punë të madhe të cilën do ta bëjmë me zell, me një ekipe të mirë, me një ekipe të re”.

Hyseni iu ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të dalin ët votojnë, ngase sipas tij, sot është dita e tyre, e vendimit të tyre se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme.

“Ftoj të gjithë qytetarët të dalin me votu, sot është dita e tyre, sot ata do të vendosin se kush do të jetë ai që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme me gjithë ato që ata kanë nevojë, deh duan të zhvillohen. Njëkohësisht ju bëjë ftesë që të dalin të gjithë. Sonte ka festë”, ka thënë Dr. Ekrem Hyseni.