75 Mall Live Search
16:55 / E Mërkurë, 27 Korrik 2022 / Gj. Sh

Hyseni zë vendin e nëntë në EYOF 2022 Banska Bystrica

Xhudisti kosovar, Muharrem Hyseni, nuk ka arritur që t’i mbyll me medalje garat në Festivalin Veror Olimpik Evropian.

Në kuadër të kategorisë deri në 66 kilogramë, xhudisti kosovar u rendit në vendin e nëntë në EYOF 2022 Banska Bystrica, përcjell KosovaPress.

Hyseni shënoi sot dy fitore, njërën kundër grekut Antonios Bintamov dhe tjetrën kundër Dario Alfonsos së Lihtenshtajnit.

Dy fitore dhe vendi i nëntë, është suksesi më i madh i Kosovës deri më tani në EYOF Banska Bystrica 2022.