Hyseni zotohet për bashkëpunim me KBI-Podujevë

Gjatë vizitës në Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të pushtetit lokal dhe KBI-së për jetësimin e aktiviteteve të përbashkëta në dobi të shoqërisë.
Ai me këtë rast ka vlerësuar lartë kontributin e prijësve fetarë llapjanë.

“Prijësit fetarë llapjanë, tradicionalisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në proceset që ka kaluar vendi, veçmas viteve të fundit. Andaj do ta kenë mbështetjen time të plotë” tha Hyseni.
Në fund, ai ka falenderuar kryetarin, Mensur Hoti dhe stafin e tij për mikrpritjen.