75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Hysni Gucati deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës ndaj tij

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është deklaruar i pafajshëm për  të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai është deklaruar sot në seancën që po mbahet ndaj tij në Gjykatën Speciale.

“Në të gjitha pikat që m’u lexuan deri tashti, e ndiej veten të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Gucati.

Gucati e bëri këtë veprim në konsultim me avokatin e tij, Jonathan Ellison Rees.