Hyundai prezanton një tjetër model elektrik

Vazhdimi i historisë që Hyundai filloi me modelin elektrik Ioniq 5 N fshihet pas emrit Ioniq 6 N dhe sjell me vete dy motorë elektrikë që prodhojnë deri në 650 kuaj fuqi të kombinuar.
Dy vjet pas prezantimit të modelit me energji elektrike Ioniq 5 N, me të cilin Hyundai hyri në shoqërinë e kompanive që ofrojnë vetura elektrike me performancë të lartë, një produkt i ri i divizionit N të Hyundai, i cili fshihet pas emrit Ioniq 6 N, u prezantua.
Ndër veçoritë interesante të modelit është sistemi N Launch Control.
Ai është është përgjegjës për përshpejtimin nga 0 në 100 km/orë në 3.2 sekonda.
Sipas standardeve WLTP, kapaciteti i baterisë (84 kWh) është i mjaftueshëm që Ioniq 6 N të udhëtojë deri në 468 kilometra me një karikim të vetëm.
Vetura do të jetë e disponueshme në gjashtë ngjyra dhe me komponentët e ofruar nga departamenti N, klientët do të kenë edhe mundësinë e personalizimit.
Çmimi dhe fillimi i shitjeve nuk janë njoftuar ende.