I aksidentuari në Gjilan: Sot kam lindur për së dyti, aksidenti ishte shumë i rëndë!
Janë gjithsej 11 persona të lënduar që po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.
Njëri nga të lënduarit ka folur për T7, derisa ka rrëfyer për momentet e rënda që ka përjetuar.
“Sot kam lindur për së dyti, kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe. As për dy sekonda kam shkuar në anën e djathtë, e veç Zoti që ka ditë me më shpetua. Urojë që edhe të gjithë të lënduarit të tjerë të shërohen sa më shpejt”, ka thënë ai gjatë intervistës. /Indeksonline/