I akuzoi rëndë vëllezërit Veshaj, a u përball Einxhel me ta pas daljes nga ‘BBV’?

Në ‘BBV’, Einxhel kishte hedhur akuza të rënda ndaj vëllezërve Veshaj, ku sipas saj, ata nuk e kanë paguar gjatë kohës që kanë punuar bashkë.
Madje, ajo edhe i kishte ‘kërcënuar’ duke thënë se kësaj punë do t’i shkoj deri në fund pas daljes nga shtëpia, shkruan Indeksonline.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe Einxhel nuk ka bërë asnjë veprim.
I ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Romeo zbuloi se ata nuk janë takuar me njëri-tjetrin./Indeksonline/