I akuzuari kërkon “mëshirë” nga Gjykata për sulmin tek lokali ‘RizaHair’ dhe ‘Missini’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën ka nisur seanca për fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj 11 të akuzuarve, të cilët po ngarkohen se si grup kriminal, në qershor 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”.
Në këtë rast të akuzuar janë: Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqit, Valdrin Beqirit, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli.
Fillimisht për këtë çështje, prokurori special, Burim Çerkini dha fjalën e tij përfundimtare duke kërkuar dënim për 11 të akuzuarit në bazë të veprave penale të cilat u vihen atyre në barrë duke shtuar se qëndron pranë aktakuzës.
E sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”
Rikujtesë: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.