13:55 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

I akuzuari për dhunim, sulmon mbrojtësin e tij pas shpalljes së aktgjykimit

I akuzuari për vepër penale dhunim ndaj një të miture ka sulmuar mbrojtësin e tij, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tij, në Gjykatën Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit të kësaj Gjykate, M.N pasi i shqiptohet dënimi, nga karrigia e të akuzuarit papritmas ka reaguar duke e sulmuar mbrojtësin e tij të cilin e godet me grusht dy herë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Menjëherë, oficerët e njësitit për Përcjellje të Qendrës së Paraburgimit në Pejë kanë intervenuar, situata është vënë nën kontroll dhe me urdhër të Kryetares së Trupit Gjykues i pandehuri është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ndërsa procedura e mëtutjeshme ndaj tij do të vazhdohet nga organet e rendit./Indeksonline/