75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

“I Am Legend”, vazhdon me dy aktorët legjendarë

Dy aktorët e famshëm hollywoodian, Michael B. Jordan dhe Will Smith do jenë përsëri bashkë në filmin “I Am Legend”.

Smith do ta përsëris rolin e tij nga filmi hit i vitit 2007, Robert Neville, një shkencëtar brilant i cili i mbijeton sëmundjes epidemike që i transformon njerëzit në mutantë gjakpirës.

Francis Lawrence e ka bërë regjinë e filmit të kaluar, “I Am Legend”, por ende nuk është caktuar se kush do ta bëjë regjinë e vazhdimit të dytë.

Ndërsa, skenaristi Akiva Goldsman i cili e kishte adaptuar romanin e vitit 1957 për filmin e parë, do ta shkruaj edhe skenarin e filmit të ri./Indeksonline/