75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / Gj Sh

I Ballkanit apo i Gjilanit? Vëllau i Bleart Tolaj reagon për ngjarjen e fundit

Një ngjarje interesante ka ndodhur mbrëmë në futbollin kosovar.

Gjiliani ka prezantuar Bleart Tolajn si futbollist të ri të skuadrës, dersia në anën tjetër, Ballkani njoftoi vazhdimin e kontratës edhe për dy vite të tjera, shkruan IndeksOnline.

Kjo morri vëmendje të madhe nga gazetarët, analistët dhe tifozët e futbollit, si një nga vakit më të çuditshme në futbollin kosovar.

Bleart Tolaj nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim për këtë, por duket se vëllau i tij Bledori ka gjetur kohë për të thënë disa fjali.

”PER OPINIONIN PUBLIK

Qeshtja e vllaut tim Bleart Tolaj dhe zhurmes se krijuar se fundmi !

Deshta permes ketij postimi te informoj opinionin publik, mediat dhe gjithe ata qe kane percjell me interes zhvillimet e fundit lidhur me qeshtjen se kush ka te drejte apo kush nuk ka, Blearti ka pas arsye personale per ngerqin e krijuar qe pa nevoje ka krijuar nje zhurme deri diku te paarsyshme, ata qe e njohin Bleartin nga afer e din se cfare natyre ka, keshtu qe kerkoj me mirekuptimin me te madhin si familjar i tij qe te kurseheni nga zhurmat dhe se shume shpejt do ta kuptoni realitetin e krejt ksaj ndodhie .

Faleminderit per mirekuptim”, ka shkruar Bledor Tolaj./IndeksOnline/