I befasoi të gjithë, vajza e George Bush bëhet nënë për herë të parë

Është bërë nënë për herë të parë vajza e George W.Bush.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Cora Georgia, transmeton Indeksonline.
“Laura dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen e mbesës sonë të re në botë. Barbara lindi Cora-Georgia në Maine. Foshnja është e shëndetshme dhe e lezetshme. Laura dhe unë jemi krenarë dhe mirënjohës”, u shpreh George W. Bush.
Ky lajm i ka befasuar të gjithë, pasi askush nuk e dinte që 39-vjeçarja Barbara ishte shtatzënë./Indeksonline/