09:43 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

I bëhet shtatorja doktorit të UÇK-së, Hafir Shala, Ferat Shala ka disa fjalë për këtë ditë

Njëri nga doktorët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Shala, i rënë 23 vite më parë në altarin e lirisë, po i bëhet shtatorja.

E për këtë ngjarje ka folur njëri nga figurat kryesore të PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se doktori Shala do të mbetet përherë një shembull unik i njeriut të dashur dhe të përzemërt për shokët dhe idealin, një shpirt i përbetuar humanisti, një intelektual dhe atdhetar i pashoqë, një trim i vendosur që të paguante çmimin e lartë të kauzës së lirisë dukë vënë në shërbim të atdheut tërë qenien e tij prej profesionisti dhe patrioti.

Shala ka thënë se vepra e doktori Hafir Shala i bëjnë nder të veçantë kategorisë së të burgosurve politikë dhe lartëson në piedestalin më të lartë kontributin e të gjithë mantelbardhëve që u angazhuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i tij: