75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

I bëjnë ofertë për të blerë klikime, ky është reagimi i Vesa Lumës!

Fenomeni i blerjes së klikimeve në kanalin ‘Youtube’ nga ana e këngëtarëve tonë është ende mjaft prezent.

Ndonëse disa kanë arritur ti rezistojnë këtij trendi ata vazhdojnë të marrin oferta për blerjen e tyre madje në një çmim të volitshëm, shkruan Indeksonline.

Një ofertë të tillë i ka ardhur edhe këngëtares së njohur, Vesa Luma e cila nuk ka hezituar që ta publikojë në llogarinë e saj në ‘InstaStory’.

Ajo ka deklaruar se një gjë e tillë ta humb frymëzimin për punë.

‘Ndodhë edhe kjo, veç 800 dollar, e kush mu frymezu mas këtij mesazhi” ka shkruar Vesa.

Ndërsa, Vesa Lumi po punon në projekte të reja muzikore pas kthimit nga Zelanda e Re./Indeksonline/