17:47 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

I bën makeup vajzës së tyre 6-vjeçare, Kim Kardashian në telashe me Kayne West

Shpesh herë North, vajza e parë e Kim Kardashian dhe Kayne West, shfaqet në publik me makeup apo aksesorë për të rritur.

Kim është kritikuar gjithmonë në komente nga ndjekësit për faktin që e lejon të bijën ta bënte një veprim të tillë, por mesa duket nuk i ka marrë parsysh pasi vahdon të postojë foto të North e lyer dhe e veshur si e rritur.

Por, jo më.

Madje, Kayne e ka ndaluar edhe bashkëshorten t’ia lejojë vajzës këto.

Kështu, në një intervistë për “E!News”, ylli i “Keepinn up with Kardashians tregoi se partneri nuk ka aspak dëshirë ta shohë të bijën të lyer.

“Ajo vdes për make up, por babai i saj nuk do ta lejojë më të lyhet. Ai ka ndryshuar gjithë rregullat. Unë do ta lija të lyhej. Për Krishtlindje ajo vuri pak buzëkuq dhe do ta lija ta bënte sërish.  Nëse do të vishte një fustan të zi, do ta lija të lyhej me një buzëkuq. Por tani për tani, ta harrojmë make up-in!”- është shprehur Kim.