07:22 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

I bën tatuazh gjoksit, vajza më pas i ‘bie kokës me grushta’… (Video)

Të shumtë janë ata të rinj që vendosin të bëjnë një tatuazh në trupin e tyre. Ka raste që bëjnë më shumë se një.

Shumë personave, u ndodh që pas disa viteve të pendohen për vendimet e mara më parë, duke njollosur trupin e tyre me një tatuazh që tashmë nuk e pëlqejnë më.

Kështu detyrohen që tu drejtohen klinikave për të bërë disa seanca për heqjen e tatuazheve me lazer.

Edhe pse heqja e tatuazhit nuk garantohet 100% pasi ngelet një farë hijeje nga lëkura ka përthithur bojën e tatuazhit.

Ky është një ndër ato raste kur një vajzë kishte bërë një tatuazh në trupin e saj, veçanërisht në gjoks.

Tashmë ajo iu fut kësaj procedure për heqjen e tatuazhit për shkak se ndikonte në karrierën e saj profesionale.

Nëse jeni kurioz si bëhet, kjo është proçedura.