I bëri dy veprime në ajër, “çmendën” të gjithë nga Nico Barella

Skuadra e Interit shënoi fitore 3:0 ndaj Monacos në ndeshjen e fundit të fazës tabelore në UEFA Champions League.
Një video e mesfushorit të Kombëtares së Italisë, Nico Barella është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Nico bëri dy veprime në ajër, fillimisht e ndali topin dhe më pas e pasoi te bashkëlojtari i tij.
“Si është e mundur kjo?”
“Pak flitet për të”.
Këto ishin disa reagime të tifozëve në rrjetet sociale për veprimin e mesfushorit italian.
Barella luajti deri në minutën e 59-të dhe më pas u zëvendësua nga Davide Frattesi./Indeksonline/
— G (@Gideoomatic) January 29, 2025