75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

“I besojmë çdo lojtari që është me ne”, Atdhe Nuhiu për herë të parë flet si asistent i Kosovës: Më mungon fusha e blertë…!

Kur e kuptoi se Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, Atdhe Nuhiu largoi fanellën e Austrisë dhe erdhi në vendlindje për t’u veshur si “Dardan”.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave në Europë, tani asistent te Kombëtarja e Kosovës në stolin e Franco Fodas, për Indeksonline.net flet ekskluzivisht rreth përgatitjeve të fundit për ndeshjet e tetorit, për largimin e tij nga futbolli, punën e re si trajner dhe për shumëçka tjetër.

Atdhe Nuhiu emërohet ndihmës trajner në Kombëtaren A

Kosova sonte luan ndaj Sllovenisë, në “Fadil Vokrri”, ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, kurse pas tri ditësh udhëton në Malmo për përballjen e dytë ndaj Suedisë.

Atdhe Nuhiu thotë se janë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këto dy ndeshje, sidomos për atë të sotit.

“Jena mundu me u përgatitë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke e ditur se janë dy kombëtare me kualitet shumë të lartë”, u shpreh fillimisht Nuhiu

Tema kryesore gjatë këtyre ditëve ka qene prurja më e re te Kosova, Albian Hajdari, mbrojtësi i Hoffenheimit. Asistenti i Fodas thotë se ardhja e tij do t’i ndihmojë shumë ekipit “Dardanë”.

“Jena shumë të lumtur që Albiani ka vendos të luajë për Kosovën. Ai këtë sezon u transferua te Hoffenheimi dhe ende do të zhvillohet si lojtar. Kjo do të thotë se, do të na ndihmojë shumë në të ardhmen.

Po ashtu flet edhe për mungesën e Amir Rrahmanit.

“Amir Rrahmani është lider i ekipit dhe normal që kur mungon kapiteni, është mungesë e madhe. Por ne jemi ekip me 23/24 lojtarë dhe ne i besojmë çdo lojtari që është me neve. Kështu që, kjo do të thotë se i vjen mundësia tjetrit me tregu vetën”, vazhdoi tutje Nuhiu për Indeksonline.net

Muajin e kaluar munguan, këtë grumbullim janë aty. Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

“Është normale se edhe këta dy kësaj radhe shihen si përforcime, pasi kohë të gjatë nuk kanë qenë me kombëtaren për shkak të lëndimeve. Jena shumë të lumtur që janë rikthy me grupin”, thotë ish-sulmuesi

Treshja e sulmit po shkëlqen, me Fisnik Asllanin, Albion Rrahmanin dhe Vedat Muriqin. E kush di t’i vlerësojë më mirë se vet një ish-sulmues si Ardhe Nuhiu:

“Është krenari me i pa qysh po shkëlqejnë sulmuesit, e jo veç ata, por të gjithë lojtarët po kontribuojnë në klubet e tyre.

Atdhe Nuhiu u pensionua nga futbolli gjatë vitit 2024, sa ishte pjesë e SCR Altachut. Ai thotë se i mungon shumë fusha e blertë.

“Normal që më mungon, sidomos në ditët e ndeshjes. Kam luajtur për 18 vjet futboll si profesionist, andaj largimi nuk ka qenë i lehtë. Po prej moshës 28/29 vjeç e kam ditë që drejtimi im i radhës do të jetë me u bë trajner dhe e kam pritur me gjithë dëshirë këtë punë të re”.

Tani 36-vjeçar, dikur ishte pjesë e Austrisë, por pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ai zgjodhi Kosovën.

Sa ka ndryshuar Kosova, kushtet dhe kush e bindi të vijë te “dardanët”? Përgjigjet Nuhiu:

“Gjërat kanë ndryshuar vetëm për të mirë. Shumë gjëra janë përmirësuar dhe shpresojmë të vazhdojë në këtë drejtim.

He has a life away from social media, the club congratulates Atdhe Nuhiu on  the birth of his son – Indeksonline.net

“Albert Bunjaki ka kontribu për me na mbledhë shumë lojtarë në atë kohë. Mesazhi im për lojtarët që kanë dyshime është ky: Nëse vendosin për Kosovën, kanë me pas ndjenja të papërshkruar.”

Atdhe Nuhiu nuk ka shënuar shumë gola me Kosovën, por ishte një lider në sulmin “dardan”. Goli që e mban në mend më së shumti në karrierë janë:

“Normal që goli ndaj Republikës së Çekisë ka qenë sa i përket emocioneve i pazëvendësueshëm, por edhe goli me Sheffield Wednesday kundër Manchester Ctyt, ka qenë i jashtëzakonshëm”, e mbyll këtë intervistë për Indeksonline.net asistenti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Atdhe Nuhiu signs new contract with Sheffield (Video) – Indeksonline.net

Kujtojmë që Atdhe Nuhiu përveç te Kosova, ai është asistent trajner edhe te skuadra austriake, Altach.

Gjatë karrierës së tij, Atdhe Nuhiu luajti për skuadrat: SCR Altach, Sheffield Wed. Rapid Vienna, Eskisehirpor, SV Reid, FC Wel etj./Indeksonline/

E intervistoi: Granit Tërstena