75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

I bie fasada në kokë, e pëson kalimtari në Prishtinë

Një person gjersa ishte duke ecur në shesh ka rënë një pjesë e një fasade nga një ndërtesë dhe e ka goditur në kokë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth mesditës.

Viktima  ka pësuar  lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. /Indeksonline/