75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I biri i Pepe Reina në hapa të sigurt, po bëhet portier i madh

Pepe Reina u bashkua me Milanin nga Napoli në afatin kalimtar të verës.

Ai deri më tani është paraqitur vetëm në ndeshjet e Kupës dhe ato të Europa Ligë.

Përkundër paraqitjeve jo të shpeshta, trajneri i Milanit e ka përgëzuar atë për ndihmën që po i jep Donnarummas.

Por Reina po e rrit edhe një portier tjetër, është djali i tij.

Ai po luan me grupmoshat e reja të Milanit dhe po tregon se është në hapa të mira t’i ngjaj babait. /IndeksOnline/