22:53 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

I biri i shtruar në spital me Covid-19/ Babai i Boris Johnson: Është rritur me dele dhe ajër fshati, do ja dali

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndodhet në kujdes intenziv kjo për shkak se gjendja e tij është përkeqësuar.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe babai i tij, Stanley Johnson i cili thotë se biri i tij do t’ia dalë mbanë.

“Karakteri i djalit tim është formuar këtu dhe në një fshat të vogël që quhet Ëinsford. Ai është rritur në fermë kodrinore me delet dhe duke punuar me kafshët”, ka theksuar ai.

Ndërkohë gjendja e Johnson vijon të mbetet e njëjtë megjithatë ai nuk e ka pasur të nevojshme intubimin me oksigjen.