I bukur dhe i tmerrshëm, ky është hoteli i dizajnuar të ndërtohet mbi një shkëmb
Natyra spektakolare e Norvegjisë, bënë që ky vend të ketë pamje të mrekullueshme, andaj kjo edhe i ka inspiruar arkitektët që të dizajnojnë ndërtimin e një hoteli në një nga shkëmbinjtë e njohur të këtij vendi.
Hoteli është paraparë të ndërtohet në një shkëmb me lartësi prej 1.982 metrash në jug të Norvegjisë, transmeton Indeksonline.
Çdo kat ka ballkonin që hapet dhe ofron pamje mahnitëse mbi peizazhin përreth.
Koncepti ishte ndërtuar fillimisht nga Hayri Atak, me qendër në Stamboll.
Mirëpo tani është duke u dizajnuar nga arkitektë të tjerë dhe të ndërtohet në një nga vendet më të bukura të Norvegjisë./Indeksonline/.

