I burgosuri i rrezikshëm u arratis, reagon Drejtoria e Burgjeve
Drejtoria e Burgjeve e Shqipërisë ka dhënë informacion mbi arratisjen e Altin Ndocit, një i burgosur i rrezikshëm i cili arriti t’i shpëtonte efektivëve të policisë së burgjeve ndërkohë që ndodhej në spital.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e policisë së burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohej nga spitali”.
Deklaratë paraprake
I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e policisë së burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohej nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

