22:20 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / AR

I burgosuri që dyshohet se u vetëvra në Gjilan është daja i reperëve Mozzik e Getinjo

Sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri Burim Hetemi, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në dhomën e tij.

Paparaci mëson se bëhet fjalë për Burim Hetemin, dajën e reperëve, Gramoz e Getuar Aliu.

E për këtë, Shërbimi Korrektues i Kosovës është vënë në lëvizje. Para pak minutash, SHKK-ja njoftoi se ka pezulluar nga puna drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe zëvendësin e tij.