75 Mall Live Search
11:46 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / MSH

I buzëqeshur voton Shpejtim Bulliqi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Bulliqi synon të marrë udhëheqjen e e Podujevës për të dytin mandat, raporton Indeksonline.

Në balotazh, Bulliqi është duke kandiduar me Ekrem Hysenin e LDK-së.

Deri më tani, sipas KQZ-së, dalja e llapjanëve në zgjedhje ka qenë 8.80%.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.