I caktohet masa e paraburgimit të riut që goditi prokuroren në Pejë

Edis Kelmendit, 22 vjeçari që goditi prokuroren Suada Hamza të enjten në Pejë, i është caktuar masa e paraburgimit në një periudhë prej 30 ditësh, pohojnë burimet e Indeksonline.
Kelmendi, ditën e enjte, goditi prokuroren Hamza me veturën e tij, teksa kjo e fundit sapo kishte lënë ndërtesën e Gjykatës Themelore në Pejë.
I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, teksa prokurorja u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Gjendja e saj shëndetësore, aktualisht është stabile./Indeksonline/