75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

I dashur i Dua Lipës poston foto nga festivali ‘Sunny Hill’ përkrahë këngëtares

Festivali ‘Sunny Hill’ përmbylli me suksese tri netët e këtij edicioni.

Përveç yjeve që si Miley Cyrus dhe Calvin Harris dhe një numri të madh adhuruesve, në audiencë ishin present edhe emra të tjerë të njohur, shkruan Indeksonline.

Modelin i famshëm, Anwar Hadid tashmë është bërë i njohur si i dashuri i ri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Me këtë rast, edhe ai bashkë me familjen Lipa ishte në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Anwar në ‘Instagram’ ka publikuar disa momente të veçanta nga festivali duke u shfaqur përkrahë këngëtares shqiptare.

“Sunny Hill Fest”, ka shkruar modeli përkrahë.

Dua dhe Anwar filluan lidhje në qershor, çifti thuhet se u bënë bashkë vetëm pak javë prej kur artistja 23-vjeçare u nda nga ish- i dashuri i saj, Isaac Carew me të cili ishte në lidhje prej vitesh./Indeksonline/