75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / MSH

I dashuri i Adriana Matoshit publikon fotografinë e parë me të, pas operimit

Adriana Matoshi ka rrëmbyer edhe një mundësi për të jetuar, duke e mposhtur me sukses tumorin në tru.

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës para dy ditësh hyri në operacion dhe familjarë të saj konfirmuan që ka kaluar mirë.

E sot, i dashuri i saj, futbollisti Keith Groeneveld, ndau fotografinë e parë me Adrianen, pas operimit.

Në fotografi, të dy duken të lumtur dhe gjendja shëndetësore e aktores duket të jetë stabile.