I dashuri i Duas, mes fansave dhe qebapëve në “Sunny Hill”

Ndër personat që ka shijuar më shumë festivalin “Sunny Hill” këto ditë duket të jetë definitivisht i dashuri i asaj që e krijoi, superyllin Dua Lipa.
Përtej skenave VIP që e mbajnë të distancuar nga masa, aktori britanik Callum Turner është parë si masa, në zonat e tjera të festivalit.
Në TikTok po qarkullojnë disa fotografi me pjesëmarrëse që e kanë njohur dhe kanë shkrepur foto me të te zona e ushqimit.

Turneri, duket se është “shqiptarizuar” pak nga e dashura e tij dhe qëndrimi në Kosovë.
Kjo pasi, zgjedhje ushqimore ka pasur qebapët, siç shihet në këto fotografi të shkrepura e të publikuara në rrjetin social TikTok.
Pas disa muajsh thashetheme për mbi një romancë mes tyre, Dua e Callum e konfirmuan raportin në fillim të muajit korrik përmes një fotografie të postuar në Instagram nga Glastonbury.