I dashuri i kërkon partnerës së tij të abortojë, e keqtrajton atë psiqikisht dhe fizikisht pasi ajo kundërshtoi
Leah Collard, 29 vjeçe ishte abuzuar psiqikisht dhe fizikisht nga ish i dashuri i saj David Rhys Williams për gjashtë vite.
Asaj i ishte ndaluar të takohej me shoqërinë e saj dhe rregullisht ishte abuzuar, madje ish i dashuri e quante “bushtër e shëmtuar dhe e trashë”, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Ajo po ashtu kishte ngelur shtatzënë, ndërsa David, i dashuri i saj e kishte kërcënuar përmes telefonit dhe kishte kërkuar nga ajo që të abortoj.
Me një rast ajo e kishte xhiruar të dashurin e saj, duke e fyer dhe keqtrajtuar atë.
Pas shumë presioneve ajo kishte lindur fëmijën e saj, megjithëse torturat dhe abuzimi me të nuk kishte përfunduar.

Pika e kthesës në jetën e çiftit ndodhi kur Shërbimi Social kishte kërcënuar ata se do t’iu merrnin fëmijën për shkak se marrëdhënia e tyre kishte arritur kulmin e rrezikshëmrisë së lartë dhe fëmiu nuk ishte i sigurt.
Ngjarja trishtuese duket se mori fund kur Williams ishte shpallur fajtor për një sërë akuzash që përfshinin kërcënim, abuzim, fyerje, ngacmim dhe shqetësim ndaj Leah-s.

Tashmë Leah është duke provuar të rimarr veten e saj dhe të filloj jetën nga e para, megjithëse ende ndihet e rrezikuar pasi që shpesh herë ndodh që ajo kur del në rrugë i sheh shoqërinë e David.
Ai e kishte kontrolluar atë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe ushtronte presion të vazhdueshëm mbi të, thotë nëna e Leah.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Vale të Glamorgan në Uells./Indeksonline/